Politike

'Nuk e heq xhupin kam ftohtë'/ Korreshi refuzon të kontrollohet nga Garda: Po do të futem unë në skaner bëj radiografi (FOTO)

Korreshi nuk e hoqi xhupin për kontroll, ndërsa u ‘shtri’ në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.

14 Dhjetor 2023, 10:25 Nga a.l
'Nuk e heq xhupin kam ftohtë'/ Korreshi refuzon të
Saimir Korreshi

TIRANË-  Deputeti Saimir Korreshi ka debatuar me Gardën pasi nuk lejon që ata të ushtrojnë kontroll. Korreshi nuk e hoqi xhupin për kontroll, ndërsa u ‘shtri’ në skaner për të kaluar bashkë me xhupin.

Korreshi: Nuk e heq kam ftohtë. Po do të fute unë në skaner bëj radiografi. O dashi mbaje pak të hy në skaner.

Dash Sula: Hiq dorën ore. Të dhimbset deputeti ty. Mos e prek.

Korreshi: Dua të kaloj këtu, nuk e heq xhupin. Të futem unë këtu meqë paske dyshime.

Dash Sula: Menere thuaj, jo deputet. Jemi menere.

Korreshi: Unë po të them hajde të futem unë këtu nëse kam gjë të paligjshme. Nuk e heq unë xhupin. 

seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll