Aktualitet

EMRI/ Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjes, vdes 82-vjeçari, shpëton e shoqja

Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit që i morën jetën të moshuarit.

14 Dhjetor 2023, 07:39 Nga I.A
EMRI/ Digjet banesa në fshatin Bubullimë të Lushnjes, vdes
Foto Ilustruese

TIRANË- Një banesë ka marrë flakë gjatë natës në fshatin Bubullimë në Lushnje. Zjarri në rënë në banesën që jetonin çifti i të moshuarve Kristina dhe Koli Koçi.

Mësohet se nga zjarri ka humbur jetë 82-vjeçari Koli Koçi, ndërkohë që bashkëshortja ka arritur që të shpëtojë. Dyshohet se zjarri që i mori jetën të moshuarit, ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. 

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Rreth orës 07:40, në fshatin Bubullimë, Lushnje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa e shtetasit K. K., 82 vjeç. Për pasojë, ka ndërruar jetë 82-vjeçari. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

koli koçi zjarr ne bubullime

Sondazh

Poll