Sport

Tym i bardhë për rinovimin e Osimhen: rritje rroge dhe klauzolë maksimale…

Takimi pozitiv mes De Laurentiis dhe agjentit të nigerianit, zyrtarizimi i marrëveshjes së re tashmë është shumë afër

14 Dhjetor 2023, 09:30 Nga DOSJA

Tym i bardhë për rinovimin e Osimhen: rritje rroge dhe klauzolë

ITALI - Pothuajse gjithçka është bërë për rinovimin e kontratës mes Napolit dhe Victor Osimhen. Gjatë ditës së djeshme u zhvillua takimi i shumëpritur mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe agjentit të bombarduesit nigerian, Roberto Calenda, i cili pati një rezultat pozitiv. 

Palët do të përditësohen sërish në ditët në vijim, por ka ardhur tymi i bardhë: marrëveshja do të zgjatet me një vit, pra deri në 2026, do të rritet paga e sulmuesit (aktualisht ai fiton 4.5 milionë në sezon) dhe do të përfshihet edhe një shifër prej 140 milionë euro, që do të jetë një klauzolë lirimi.

Ditët e fundit AdL kishte shkuar aq larg sa thoshte se tani çështja ishte “nën firmë”, e vërteta është se për të shkruar gjithçka bardhë e zi, ende mungojnë disa detaje, edhe nëse rruga është tashmë e qartë. 

Osimhen do të rinovojë para Kupës së Kombeve të Afrikës, Napoli do të mund të përballet me më shumë qetësi transferimet e ardhshme dhe, në rast se disa emra të mëdhenj evropianë do të donin të sulmonin duke paguar klauzolën e lirimit, klubi napolitan do t'i garantonte vetes një të ardhur rekord me vlerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll