Sport

Mësoni sa para ka fituar Real Madridi deri tani nga ndeshjet në Champions League

Skuadra “los blancos” ka fituar një shumë të mirë milionash për shkak të numrit të përgjithshëm të fitoreve dhe kalimit në raundin e dytë.

14 Dhjetor 2023, 08:00 Nga DOSJA

Mësoni sa para ka fituar Real Madridi deri tani nga ndeshjet në

ZVICER - Real Madrid ka arritur fitore të plota, duke i fituar të gjashta ndeshjet dhe grumbulluar 18 pikë në fazën e grupeve të Champions League. 

Diçka që nuk është vetëm një moment historik në nivel sportiv, por edhe në atë ekonomik. Dhe falë këtyre gjashtë fitoreve, Real Madrid ka përfituar deri tani edhe 16.8 milionë euro në këtë Champions League.

Kësaj shume duhet t'i shtojmë edhe 15.6 milionë eurot për pjesëmarrjen në Champions League, një shumë fikse, e cila nuk varet nga ajo që bëni në fushën e lojës. Më tej, për kalimin në fazën e 16-të, Real Madrid merr edhe 9.6 milionë euro.

Kështu, Real Madridi ka fituar tashmë 42 milionë euro në këtë Champions League pas përfundimit të fazës së parë të këtij kompeticioni. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll