Sport

Ja skuadrat e Champions League, që do të luajnë Europa League…

Disa skuadra që janë eliminuar nga kompeticioni më i mirë evropian do të provojnë fatin e tyre në garën “e argjendtë”

14 Dhjetor 2023, 05:48 Nga DOSJA
Ja skuadrat e Champions League, që do të luajnë Europa

ZVICER - Të mërkurën në mbrëmje përfundoi faza e ndeshjeve në grupe të Champions League dhe janë mësuar të gjitha skuadrat që do të kalojnë në 1/16 dhe në të kundërtën edhe skuadrat që kalojnë në kompeticionin e dytë europian: Europa League.

Ja dhe skuadrat që janë klasifikuar për të luajtur në raundin e 32-të të Europa League:

Galatasaray (Turqi)

Lens (Francë)

SC Braga (Portugali)

Benfica (Portugali)

Feyenoord (Holandë)

Milan (Itali)

Young Boys (Zvicër)

Shakhtar Donjeck (Ukrainë)

Si funksionon shorti i raundit të 32-të të Europa League

Tetë nënkampionët e fazës së ndeshjeve në grupeve të Europa League do të përballen me skuadrat e treta të ardhura nga faza e grupeve të Champions League. Por me kusht që klubet nga e njëjta federatë nuk mund të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit.

Kur do të luhen ndeshjet e raundit të 32-të të Europa League?

Raundit të 32-të do të luhen në dy ndeshje, më 1, 6 dhe 23 shkurt, ndërsa raundi i 16-të do të luhet më 9 dhe 16 mars 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll