Politike

“O legen, o burracak”/ Gazment Bardhi i bllokon Xhaçkës e Bushkës derën në Kuvend: Shko bëj gati kyçet e dorës ti për në SPAK

Ndërsa Olta Xhaçka tentonte të hynte, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi bllokon derën e Kuvendit ku ndodhet Garda, teksa i drejtohet se duhet të bëjë gati kyçet e dorës për në SPAK.

14 Dhjetor 2023, 10:08 Nga a.l
“O legen, o burracak”/ Gazment Bardhi i bllokon Xhaçkës
Olta Xhaçka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Vazhdojnë tensionet në hyrjen e Kuvendit. Deri tani kanë mundur të hyjnë në sallë disa prej deputetëve të opozitës. Ndërsa të tjerë ndodhen ende jashtë ku kanë tentuar të bllokojnë derën për deputetët socialistë. Ndërsa Olta Xhaçka tentonte të hynte, kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi bllokon derën e Kuvendit ku ndodhet Garda, teksa i drejtohet se duhet të bëjë gati kyçet e dorës për në SPAK.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Hajdutët hyjnë brenda, të ndershmit rrinë jashtë. Shko jep llogari për pronat që ke vjedhur.

Xhaçka: Ik andej

Bardhi: Nuk është kështu. As me investime strategjike as me fondet e AZHBR-së. Përgjigjen do ta japësh në SPAK. Shumë shpejt.


Xhaçka: O legen, o burracak. 

seance pleanre 14 dhjetori 2023

Sondazh

Poll