Politike

Berisha: Deputetët e narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament

Berisha tha se deputetët e mazhorancës janë të gatshëm të rrinë në oborr vetëm që mos të futen në parlament deputetët e opozitës.

14 Dhjetor 2023, 10:12 Nga I.A
Berisha: Deputetët e narkomazhorancës janë dakord të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD Sali Berisha tha para mediave se, deputetë dhe ministra po rrinë jashtë vetëm që opozita të mos futet brenda. Berisha tha se, parlamenti për të gjithë këta është Edi Rama, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm se ky. Berisha tha se deputetët e mazhorancës janë të gatshëm të rrinë në oborr vetëm që mos të futen në parlament deputetët e opozitës.

"Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament. Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin. Për ta, parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm. Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë. Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament. Atëherë kjo është situata. Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka. Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin. Ku e kam Muhamet Veliun? Turpërim më të madh që të ka bërë ty dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka. Muhamet e ke parasysh se kur të garantojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll