Politike

'Asnjë deputet i opozitës në Parlament'/ Berisha: Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe

Ai tha se Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe.

14 Dhjetor 2023, 09:55 Nga a.l
'Asnjë deputet i opozitës në Parlament'/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se asnjë nga deputetët madje dhe ata që nuk janë përjashtuar nuk po lejohet të marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare. Ai tha se Kuvendi është marrë peng nga Garda e Kuqe.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha ai. 

sali berisha seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll