Politike

Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi: Edhe Rama ka nevojë të ruhet me gardistë, më shumë punonjës sigurie sesa deputetë

Po ashtu Bardhi ka shtuar se nuk ka asnjë dallim nga regjimi diktatorial me regjimin e sotëm. 

14 Dhjetor 2023, 09:58 Nga I.A
Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi: Edhe Rama ka nevojë të ruhet me
Noka dhe Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka ironizuar gardën e vendosur në hyrje të Parlementit. Duke folur për mediat, Bardhi është shprehur se Rama ka nevojë që të ruhet nga gardistët, ndërkohë që ka theksuar se më shumë ka punonjës sigurie se sa deputetë. Po ashtu Bardhi ka shtuar se nuk ka asnjë dallim nga regjimi diktatorial me regjimin e sotëm. 

"Ne do tentojmë të hyjmë në respekt të mandatit. Mandatet i kemi të fituar përballë Edi Ramës dhe bandave të tij. Janë vota të popullit opozitar. Ne jemi këtu për ti përfaqësuar në këtë ushtrim që na i kanë dhënë qytetarët. Plani jonë është të shfaqim në sytë e opinionit publik regjimin e Edi Ramës. Edhe Rama që të ushtrojë profesionin e tij ka nevojë të ruhet me gardistë. Ka më shumë forca sigurie sesa civile të administratës dhe deputetë. Më thonë cfarë dallimi ka një regjim diktatorial nga regjimi që po flasim. A është ky një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE? Nuk ka ndodhur kurrë”, tha Bardhi.

gazment bardhi seance plenare 14 dhjetor 2023

Sondazh

Poll