Sport

Instituti i Statistikave Botërore, zgjedh Sylvinhon në listën e 5 trajnerëve kandidatë, për vlerësimin “Trajneri më i mirë në Botë”!

Sigurisht që në një përballje me emra të tillë Silvinjo ka pak gjasa për ta fituar çmimin, por Shqipëria mund të krenohet me faktin se ka një nga 5 trajnerët më të mirë në botë.

13 Dhjetor 2023, 21:37 Nga DOSJA

Instituti i Statistikave Botërore, zgjedh Sylvinhon në listën e 5

TIRANE - Një lajm fantastik vjen nga IFFHS, Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit. Në datën 11 dhjetor, të hënën, Silvinjo u nominua për çmimin e trajnerit më të mirë në botë sa i përket ekipeve kombëtare.

E gjitha kjo në saj të suksesit që ky trajner ka arritur me Shqipërinë. Së bashku me kandidaturën e Silvinjos janë përzgjedhur edhe Dider Deschamps, Marcelo Bielsa, Roberto Martinez dhe Lionel Scaloni.

Instituti i Statistikave Botërore, zgjedh Sylvinhon në listën e 5

Ky i fundit u shpall kampion bote me Argjentinën, ndërsa karshi këtyre emrave, Silvinjo do të tentojë që të marrë çmimin. Sigurisht që në një përballje me emra të tillë Silvinjo ka pak gjasa për ta fituar çmimin, por Shqipëria mund të krenohet me faktin se ka një nga 5 trajnerët më të mirë në botë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll