Aktualitet

Media franceze për Shqipërinë: Trashëgimi e diktaturës…kërkon të integrohet në Evropë

4 Nëntor 2019, 12:49 Nga DOSJA
Media franceze për Shqipërinë: Trashëgimi e

FRANCË- Media franceze “France 24” i ka kushtuar një dokumentar vendit tonë, të cilin e cilëson si një trashëgimi të sistemit komunist. Në dokumentarin e “France 24”, bëhet me dije se për gati 50 vjet Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës dhe se nuk kishte asnjë komunikim me Europën. Në dokumentar theksohet se sot pas 30 vitesh, Shqipëria po del gradualisht nga izolimi, por viktimat e diktaturës ende kërkojnë drejtësi. Sipas “France 24”, edhe pse Shqipëria ka dalë gradualisht nga izolimi dhe po integrohet në evropë, sërish plaga në këtë vend është shumë e madhe.

Konkretisht dokumentari është fokusuar tek vendet emblematike të diktaturës në Shqipëri, siç është “Bunk Art”, i cili është hapur tre vite më parë për publikun dhe “Shtëpia e Gjetheve”. Në fokusin e kamerës së “France 24” kanë qenë bunkerët e shumtë nëpër qytetin e Tiranës, të cilët janë dëshmi të gjurmëve diktatoriale që kanë mbetur në vendin tonë edhe sot pas 30 vitesh demokraci.

Në dokumentar mund të dëgjojmë dëshmitë e dy viktimave të diktaturës, Saimir Maloku dhe Luljeta Lleshanaku. Maloku bën me dije se u akuzua nga sistemi si agjent spiun, pasi kishte komunikuar me disa turistë anglezë, e nga ana tjetër gjatë një vizite të cilën po e zhvillonte për herë të parë në “Bunk’Art”, Luljeta Lleshanaku tha se të dëgjonte zërin e Enver Hoxhës, zë i cili ishte makthi i shumë personave ishte tronditëse për të.

Nga ana tjetër, dokumentari i ka kushtuar disa minuta edhe kryeministrit Rama për të cilin shkruan; “Edi Rama, tani drejtues i qeverisë shqiptare ka një qasje që të lërë qytetarët të njihen me shumë muze, institute apo edhe ngjarje të çuditshme që burojnë nga ky sistem.” Teksa shumë media ndërkombëtare shkruajnë sesa mirë i zhvilluar është shteti shqiptar dhe sesa pranë Bashkimit Evropian ndodhet vendi ynë, kjo media franceze duket se e largon Shqipërinë nga Bashkimi Evropian shumë hapa pas. Ky dokumentar vjen vetëm disa ditë pas vendimit për moshapjen e bisedemive për negociatata e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Pjesë nga dokumentari i “France 24”:


Për gati 50 vjet, Shqipëria ishte e mbyllur hermetikisht nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Gjatë këtij regjimi shteti i vogël Ballkanik u emërua si “Koreja e Veriut e Vogël” e Evropës. Midis 1945 dhe 1991 të paktën 6.000 njerëz besohet se janë ekzekutuar dhe afro 100.000 shqiptarë u internuan në kampe pune të stilit “gulag”. Sot, gati 30 vite më vonë, Shqipëria dhe kryeqyteti i saj Tirana po dalin gradualisht nga izolimi i tyre, por viktimat e diktaturës ende kërkojnë drejtësi.

“Unë u akuzova për takimin me turistët anglez dhe u cilësova si një agjent dhe gjithashtu u kapa sepse kisha një pajisje që e përdorja për të kapur stacionet e huaja televizive”, tha për France 24, Saimir Maloku, një ish- i burgosur politik.

Enver Hoxha vdiq në 1985, por pasardhësi i tij zyrtar, Ramiz Alia në vitin 1990 u përball me zemërimin e studentëve të cilët shembën statujën e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. Në këto 30 vite Tirana po shkëputet gradualisht nga izolimi dhe gjithnjë e më shumë po integrohet në Evropë, por prapë se prapë plaga është aq e thellë saqë ky vend i vogël nuk e priste.

“Vendi ishte i izoluar totalisht, ne nuk mund të udhëtonim, edhe turistët që vinin ishin vërtet të kontrolluar. 6000 njerëz u ekzekutuan, 35.000 të tjerë u futën në ngrirje dhe 50.000 të tjerë u dërguan në internim, ku nuk kishin as prona, as fe dhe as të drejta të njeriut“, thotë ciceronja që udhëheq turistët në “Bunk Art”.

Ky është një nga vendet embelematike të diktaturës shqiptare. Ky Bunk Art u ndërtua nga refugjatët për diktatorin Enver Hoxha. Tre vite më parë ky vend u hap për publikun. Turistët ecin rreth 2 km në tunele, ku mund të shohin edhe apartamentin privat të diktatorit Enver Hoxha. Për Lulieta Lleshanaku kjo ishte vizita e parë në “Bunk Art. Gjatë diktaturës, Luljeta ishte rritur në një shtëpi internimi.

Për mua kjo është tronditëse, në sfond mund të dëgjoni zërin origjinal të diktatorit Enver Hoxha, i cili është një makth për disa persona këtu“, thotë Luljeta, e cila vjen nga një familje me biografi të keqe.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet media franceze per shqiperine media franceze per shqiperine

Sondazh

Poll