Sport

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me të cilën ka edhe një fëmijë: "M’u thye zemra dhe bota m’u rrëzua" (foto)

Kyle Walker është i martuar me Annie Kilner, me të cilën u kurorëzua pas 12 vitesh lidhje në vitin 2022. Ata kanë tre fëmijë… por kjo nuk e ka penguar ta tradhëtojë atë me Lauryn Goodman dhe Laura Brown

13 Dhjetor 2023, 19:35 Nga DOSJA

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

ANGLI - Mbrojtësi i djathtë 33-vjeçar, Kyle Walker nga Sheffield, mbetet një lojtar i domosdoshëm në skuadrën e Manchester Cityt të Pep Guardiolës, pavarësisht zërave se ai ishte në prag të largimit këtë verë.

Ai tani është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij të dashurisë. Walker është i martuar me Annie Kilner, me të cilën u kurorëzua pas 12 vitesh lidhje në vitin 2022. Ata kanë tre fëmijë, por patën probleme të mëdha në martesë, për shkak të shoqes së saj më të mirë!

Ajo quhet Lauryn Goodman dhe Kyle Walker jo vetëm që e tradhtoi gruan e tij me të, por ai arriti të kishte edhe një fëmijë me Lauryn! Ajo u trondit vetë nga shtatzënia, sepse mendonte se ishte infertile. Pavarësisht gjithçkaje, Annie Kilner e fali burrin e saj për tradhëtinë dhe ata ende jetojnë së bashku. Shikoni se si duket ajo:

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

Para pak kohësh, Walker u filmua me Lorin Goodman, por në fakt ata biseduan në prani të një avokati dhe tema ishte ushqimi. Lauryn është një yll i reality show-ve britanikë dhe djali që ajo pati me Walker, quhet Kajro. 

Në fakt gjithçka filloi, kur Annie Kilman iu ankua shoqes së saj, se Kyle Walker e tradhëtoi me Laura Brown, një tjetër bukuroshe.

"Kur më tha se ishte babai i fëmijës së mikeshës time më të mirë, zemra ime u thye. Nuk mund ta besoj se ai rrezikoi të humbiste familjen për shkak të kësaj. Bota ime u rrëzua në atë moment. Lauryn ishte një mikeshë e madhe. Ajo vazhdonte të pyeste se si jemi, sepse ajo e dinte se ne kishim një krizë në martesën tone, pas asaj që ndodhi me Laurën.

Ajo më tha se mund t'i besoja asaj për gjithçka. Në atë kohë unë po planifikoja ta lija atë, por thjesht nuk munda. Kur befas ai më tha: "Dëgjo, më duhet të të them diçka. Një vajzë është shtatzënë dhe fëmija është i imi". Që atëherë, ai nuk është kthyer, as në shtëpi. Ai është zhvendosur në një apartament tjetër në qendër pa asnjë shpjegim",- tregon Annie Kilman. Shikoni se si duket Lauryn Goodman:

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

'Don Zhuani' Walker, e tradhëtoi gruan me shoqen e saj, me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll