Bota

Rritje pagash për trupat, blerje të anijeve, municioneve dhe avionëve, senati amerikan miraton projektligjin për mbrojtjen

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, NDAA, përfshin gjithçka, që nga rritja e pagave për trupat, që këtë vit do të jetë 5.2% e deri tek blerjet e anijeve, municioneve dhe avionëve, si dhe politika të tilla si masat për të ndihmuar Ukrainën dhe kundërvënë politikave të Kinës në Indo-Paqësor. Buxheti i këtij viti për mbrojtjen shënon një rritje prej 3% nga viti i kaluar.

14 Dhjetor 2023, 07:48 Nga a.l
Rritje pagash për trupat, blerje të anijeve, municioneve dhe
Senati

SHBA- Me një mbështetje të fortë nga të dy partitë, Senati amerikan miratoi të mërkurën në mbrëmje një projektligj për mbrojtjen që autorizon një shumë rekord prej 886 miliardë dollarësh shpenzime ushtarake vjetore, duke anashkaluar ndarjet partiake mbi çështjet sociale për projektligjin e domosdoshëm.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, NDAA, përfshin gjithçka, që nga rritja e pagave për trupat, që këtë vit do të jetë 5.2% e deri tek blerjet e anijeve, municioneve dhe avionëve, si dhe politika të tilla si masat për të ndihmuar Ukrainën dhe kundërvënë politikave të Kinës në Indo-Paqësor. Buxheti i këtij viti për mbrojtjen shënon një rritje prej 3% nga viti i kaluar.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schummer tha para votimit se projekligji do të sigurojë që ushtria amerikane në çdo kohë do të jetë në nivelet më të larta në të gjithë botën dhe se Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të palëkundura përpara Kinës dhe Rusisë.

Në Senatin prej 100 anëtarësh vetëm 13 vota ishin kundër projektligjit. Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta miratojë atë në fund të kësaj jave dhe më pas do të kalojë në Shtëpinë e Bardhë ku Presidenti Joe Biden pritet ta nënshkruajë atë në ligj./VOA

senati amerikan

Sondazh

Poll