Sport

Qetësohet situata!... Ja data e rifillimit të ligës turke, pas sulmit ndaj arbitrit

Topi do të rrotullohet sërish më 19 dhjetor, njoftoi Mehmet Büyükeksi, president i Federatës Turke të Futbollit.

13 Dhjetor 2023, 14:47 Nga DOSJA

Qetësohet situata!... Ja data e rifillimit të ligës turke, pas

TURQI - Liga turke, e pezulluar pas sulmit të presidentit të Ankaragucu ndaj arbitrit ndërkombëtar Halil Meler, në ndeshjen kundër Rizesporit, do të rifillojë më 19 dhjetor, njoftoi këtë të mërkurë presidenti i federatës së vendit, Mehmet Buyukeksi.

“Të gjitha ligat do të rifillojnë të martën, më 19 dhjetor,” tha ai. Presidenti tregoi gjithashtu se xhiroja e 16-të, e cila ishte parashikuar të zhvillohej nga data 15 deri më 18 dhjetor, do të vazhdojë me ndeshjet e shtyra, ku liga do të rikthehet në xhiron e 17-të, e cila fillon më 19 dhjetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll