Sport

VIDEO/ Perla e argjentinasit Angel Di Maria, shënon gol direkt nga goditja e këndit…

Argjentinasi shënoi golin e mrekullueshëm në ndeshjen mes Salzburgut dhe Benfikës, duke hapur rezultatin

13 Dhjetor 2023, 15:46 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Perla e argjentinasit Angel Di Maria, shënon gol direkt nga goditja

PORTUGALI - Perla të tilla, rrallë ke fatin t’i shikosh. Angel Di Maria shënoi një gol të mrekullueshëm nga këndi i drejtpërdrejtë, duke hapur rezultatin 1-0 për Benfikën në sfidën ndaj Salzburgut, në ndeshjen e fundit të grupeve të Champions League. 

Ishte minuta e 32-të, kur Angel Di Maria ka shënuar, ndonëse në karrierën e tij argjentinasi ka realizuar edhe mjaft gola të bukur në karrierën e tij. Sulmuesi kampion i botës në Katar, u shpall edhe lojtari më i mirë i takimit.

Me saktësi dhe mjeshtëri të pabesueshme, Di Maria e dërgoi topin në rrjetë, i cili nuk preku as shokun e skuadrës, kundërshtarin dhe as portierin Slager, i cili do ta mbajë mend gjatë golin e pësuar.

Për histori Benfica mundi 3-1 Salzburgun jashtë shtëpisë, me një paraqitje të shkëlqyer. Shikojeni perlën e Di Marias, që i hapi rrugën fitores...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll