Sport

Toni Kroos vazhdon të jetë në "radarin" e ekipeve nga Arabia Saudite…

Mesfushori gjerman është ende objekt i interesimit të shtuar nga disa klube saudite…

13 Dhjetor 2023, 17:46 Nga DOSJA
Toni Kroos vazhdon të jetë në "radarin" e ekipeve nga

ARABIA SAUDITE - Ekipet nga Arabia Saudite vazhdojnë ta kërkojnë mesfushorin me përvojë të Real Madridit, Toni Kroos.

Disa klube nga kampionati vendas saudit po ndjekin ecurinë e negociatave për rinovimin e kontratës së ish-ndërkombëtarit gjerman me “los blancos”.

Nëse 33-vjeçari Kroos nuk nënshkruan kontratë të re me Realin, atëherë skuadrat saudite do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e mesfushorit.

Marrëveshja aktuale e veteranit me “klubin mbretëror” është deri në verën e vitit 2024. Toni Kroos ka bërë 20 ndeshje për Realin në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe duke dhënë 5 asistime.

Megjithatë, disa burime besojnë se një nga lojtarët kryesorë aktualisht për gjigantët spanjolë nuk ka dëshirë të kalojë aktualisht në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll