Sport

VIDEO/ Stadiumi thërret: Messi, Messi!... Ronaldo me gjeste i nxit të thërrasin më fort

Tifozët e Al-Shabaab ka thirrur emrin e Lionel Messit gjatë ndeshjes kundër Al-Nassr, teksa Cristiano Ronaldo u kërkon atyre të bërtisnin më fort.

13 Dhjetor 2023, 16:16 Nga DOSJA

VIDEO/ Stadiumi thërret: Messi, Messi!... Ronaldo me gjeste i nxit të

ARABIA SAUDITE - Në një ndeshje në Arabinë Saudite, tifozët e skuadrës rivale të  Al Nassr brohoritën emrin e Lionel Messit për të... thumbuar Cristiano Ronaldon. 

Këtë herë tifozët e Al Shabaab kanë brohoritur emrin e superyllit argjentinas, me CR7 që me gjeste ironike, i është përgjigjur tifozëve në përputhje me situatat.

Kamera e emisionit e ka kapur atë duke buzëqeshur dhe duke bërë një gjest karakteristik me dorën, duke u kërkuar fansave të bërtasin edhe më fort.

Al Nassr shkroi historinë 5-2 në Kupën e Mbretit të Arabisë Saudite dhe portugezi shënoi golin e tij të 50-të këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll