Bota

"Të përshpejtojmë zgjerimin"/ Borrell para samitit: Të forcojmë Shqipërinë dhe mbështesim integrimin

Borrell foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi teksa tha se të dyja palët po lëvizin ndonëse ngadalë ndërsa shtoi se duhet t’i shtyjmë që të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane.

13 Dhjetor 2023, 16:36 Nga h.k
"Të përshpejtojmë zgjerimin"/ Borrell para samitit:
Joseph Borrell

BRUKSEL-Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha në një deklaratë për mediat se samiti BE-Ballkani Perëndimor synon që të krijojë lidhje më të ngushta midis unionit dhe rajonit. Borrell foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi teksa tha se të dyja palët po lëvizin ndonëse ngadalë ndërsa shtoi se duhet t’i shtyjmë që të ecin përpara dhe të kenë një perspektivë të qartë evropiane.

Jetojmë në kohë të vështira, ndaj zgjerimi duhet të përshpejtohet sa më shumë. Ne duhet të rrisim gjithashtu forcimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe metodave të tjera luftërave të reja. Ka një dialog Serbi-Kosovë, për të cilën kemi investuar shumë energji. Ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dyja palët po lëvizin, ngadalë por po lëvizin. Dhe ne i nxisim të vazhdojnë sepse duam që të ecim edhe me integrimin e këtyre dy vendeve. Ne si Bruksel duhet të mbajmë premtimet tona dhe të përmbushim obligimet tona”- tha Borrell.

josep borrell

Sondazh

Poll