Politike

Pranohen tri kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës

Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së ka thënë për mediat vendase përmbajtjen e tre kërkesave dhe ka thënë se përgjigjet do të jepen brenda afatit.

13 Dhjetor 2023, 16:35 Nga h.k
Pranohen tri kërkesat për shkarkimin e kryetarëve të
Valmir Elezi

KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka pranuar ditën e sotme tri kërkesat e ndara për pezullimin nga funksioni të komunarëve të Lespovicit, Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potok. 

Kërkesat janë pranuar nga grupe nismëtarësh të cilët kanë iniciuar procedurën për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së ka thënë për mediat vendase përmbajtjen e tre kërkesave dhe ka thënë se përgjigjet do të jepen brenda afatit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar në adresën zyrtare tri kërkesa të ndara nga Kryesuesit e Kuvendeve Komunale për Leposaviç, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Përmbajtja e këtyre tri kërkesave është e njëjtë. Së pari, të tre Kryesuesit e Kuvendeve Komunale kanë kërkuar nga KQZ, që t’i ofrojmë informatat zyrtare për anëtarët e grupit iniciues se a janë votues të komunave përkatëse. Së dyti, të njëjtit kanë kërkuar që t’i ofrojmë informatat lidhur me numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna, mbi bazën e të cilit përllogaritet numri minimal i nevojshëm i nënshkrimeve prej 20%. Mund t’iu konfirmoj se këto kërkesa janë duke u trajtuar dhe brenda afatit 5 ditor do të përgjigjemi. Për këto përgjigje, do të bashkëpunojmë edhe me Agjencinë për Regjistrimin Civil pasi lista votuese buron nga ekstrati i Regjistrit Qendror Civil."-tha Elezi.

valmir elezi komunat ne veri te kosoves

Sondazh

Poll