Politike

Këshilli i Mandateve mblidhet për autorizimin e SPAK, Berisha: S'e kam vendosur ende nëse do shkoj

Berisha tha se si grup parlamentar do të vijojnë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Rama.

13 Dhjetor 2023, 13:46 Nga A.B
Këshilli i Mandateve mblidhet për autorizimin e SPAK, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ende nuk e ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo u deklaratë u tha ditën e sotme në konferencë me gazetarët. Më tej, kreu i PD-së shtoi se si grup parlamentar do të vijojnë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Rama.

Pyetja- Në këshillin e mandateve do shkoni personalisht apo me avokat?

Berisha: Nuk është marrë vendim se duhet të takoj avokatetërit me të cilët duhet të këshillohem. Nuk kam marrë akoma mendimin e avokatëve si do të veproj. Atë që kemi vendosur si grup parlamentar do të vijojmë mosbindjen civile pavarësisht çdo lloj procedure të diktuar nga Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll