Politike

Arrestimet e SPAK/ Balluku: Ne krijuam habitatin, drejtësia punon e pavarur

Balluku tha qeveria ka qenë ajo që e ka krijuar habitatin që kjo drejtësi të zhvillohet e të veprojë e lire.

13 Dhjetor 2023, 13:33 Nga A.B
Arrestimet e SPAK/ Balluku: Ne krijuam habitatin, drejtësia punon e pavarur
Belinda Balluku

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj gazetarëve se Qeveria shqiptare nuk ka për të ndërhyrë në drejtësinë e re. Pas daljes nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Balluku u pyet në lidhje me arrestimet e bëra së fundmi për inceneratorët. Ajo tha se qeveria ka qenë ajo që e ka krijuar habitatin që kjo drejtësi të zhvillohet e të veprojë e lire.

“Ne kemi vetëm një përgjigje që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi është mbështetur nga Partia socialiste. Ne kemi bërë detyrën tonë duke krijuar drejtësisë së re një habitat ku ajo të veprojë, në nuk ndërhyjmë në të”.

belinda balluku

Sondazh

Poll