Politike

Këshilltarët e PL-së para bashkisë së Tiranës: Në burg, drejtorët dhe Erion Veliaj për inceneratorin që nuk ekziston

Endrit Braimllari deklaroi se Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe bën thirrje që të ketë një hetim më të thelluar ndaj tij. 

13 Dhjetor 2023, 14:07 Nga r.ll
Këshilltarët e PL-së para bashkisë së Tiranës:
pamje nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme, këshilltarët e Partisë së Lirisë kanë protestuar përpara bashkisë së Tiranës për hetimet e njëanshme dhe të cunguara, sipas tyre, të SPAK-ut lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës, për të cilën ata bëjnë përgjegjës si ideator dhe përfitues, kryebashkiakun socialist Erion Veliaj.

Këshilltari i PL-së, Endrit Braimllari deklaroi se Veliaj është përgjegjësi kryesor dhe bën thirrje që të ketë një hetim më të thelluar ndaj tij. 

"Erion Veliaj nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tij, firmave të tij, nga kjo aferë korruptive. Nuk mundet që drejtorët e bashkisë së Tiranës, me skenar të drejtpërdrejtë të Erion Veliajt, të shpëtojnë Erion Veliajn nga kjo aferë korruptive, pasi Erion Veliaj ka vepruar në bashkëpunim me ta dhe tanimë kjo është e verifikuar, ndaj ne kemi një apel që të kemi një hetim të thelluar për të shkuar tek përgjegjësi kryesor, tek Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka pasur dijeni për inceneratorin e Tiranës, ka marrë kompetencat e Këshillit Bashkiak; po me firmën e Erion Veliajn janë propozuar në komisionin e vlerësimit të ofertave dy drejtorët e tij, të cilët kanë mbrojtur drejtpërdrejt, aferën korruptive të Erion Veliajt dhe kanë mbrojtur porositë që jepte Erion Veliaj.

E kemi thënë edhe më parë që çështja e inceneratorit nuk duhet të jetë thjesht një çështje e izoluar, por duhet të ketë një hetim të thelluar, një hetim të fortë për të zbardhur të vërtetën sepse janë qytetarët e Tiranës, që me taksat e tyre paguajnë çdo ditë, faturat marramendëse të një inceneratori që nuk ekziston”, theksoi Braimllari.

endrit braimllari inceneratori i tiranes erion veliaj

Sondazh

Poll