Politike

A ka ftohje me PL? Berisha: Të gjitha aludimet janë përndjekje politike e Edi Ramës

Ai tha se është në sintoni me PL dhe partitë e tjera kundër diktaturës së Ramës.

13 Dhjetor 2023, 14:19 Nga r.ll
A ka ftohje me PL? Berisha: Të gjitha aludimet janë përndjekje
sali berisha

TIRANË- Gjatë konferencës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur një ftohje në marrëdhëniet me Partinë e Lirisë. 

Berisha e ka mohuar këtë gjë, duke i quajtur të gjitha aludimet përndjekje politike e Edi Ramës. Ai tha se është në sintoni me PL dhe partitë e tjera kundër diktaturës së Ramës.

“Lidhur me Partinë e Lirisë, të gjitha këto janë përndjekje politike e opozitës nga Edi Rama. Çdo akt, se si mund t’i sekuestrohet pa një leje, t’i kontrollohet korrespondenca deputetit pa leje parlamenti, kjo është shkelje përsëri e Kushtetutës.

Kanë të drejtë, jam krenar që këtë të drejtë ua kemi garantuar ne në vitin 2012, për të tjerat, për korrespondencën, për kontrollin e banesës, ata duhej t’i merrnin leje parlamentit. Por ata nuk i marrin. Siç nuk i morën leje parlamentit për heqjen e lirisë të udhëtimit jashtë shtetit, duke e quajtur këtë se nuk është liri, pavarësisht se Kushtetuta në një vend të veçantë shkruante se kjo liri nuk mund të hiqet. Ndaj dhe është proces i persekutimit politik të opozitës dhe opozita do qëndrojë.

Nuk ka asnjë ftohje me PL, përkundrazi siç e shihni jemi në sintoni me të dhe partitë e tjera të opozitës në kushtet e një diktature bande të vendosur nga Edi Rama dhe klani i tij.”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll