Bota

Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja Kosovën sot

13 Dhjetor 2023, 11:09 Nga a.l
Ish-presidentja e Zvicrës: Do ta kisha shumë të
Micheline Clamy-Rey

ZVICËR- Micheline Calmy-Rey, ish-presidente e Zvicrës tha se po të ishte kryeministre e Kosovës sot, do ta kishte shumë të vështirë të qeveriste. Në një intervistë për swissinfo.ch ajo komentoi dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se mbetet pengesa kryesore drejt njohjeve të reja.

“Po të isha kryeministre e Kosovës sot, do ta kisha shumë të vështirë ta qeverisja këtë vend. Në veri të Kosovës, ku popullsia është kryesisht serbe, ekziston një sistem social paralel. Tekstet shkollore ofrohen nga Serbia. Disa komuna refuzojnë të pranojnë autoritetin e Prishtinës. Është një vend i vështirë për t’u qeverisur. Bashkimi Europian ndërmjetëson mes Serbisë dhe Kosovës, por udhëheqësit e tij – përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajčák dhe shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, për shembull – vijnë nga vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, theksoi ish-presidentja helvetike.

Para një viti, ish-presidentja zvicerane, Micheline Calmy-Rey u nderua në Kosovë. Presidentja Vjosa Osmani ia kishte dorëzuar asaj medaljen e “Urdhri i Pavarësisë”.

micheline calmy-rey

Sondazh

Poll