Bota

Biden shtrëngon duart me Zelenskyyn në Shtëpinë e Bardhë

Mediat e huaja raportojnë se dyshja aktualisht ndodhet brenda Zyrës Ovale. Biden foli për disa momente përpara takimit të tij në Zyrën Ovale me Zelenskyyn.

12 Dhjetor 2023, 22:38 Nga A.TH
Biden shtrëngon duart me Zelenskyyn në Shtëpinë e
Takimi i dy presidenteve

SHBA-Presidenti Biden i tha Zelenskyyt se do të ishte një dhuratë e Krishtlindjeve për Vladimir Putinin nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ndihmën e re ushtarake për Kievin. Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai ukrainas, Volodymur Zelenskyy sapo nisën takimin e tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat e huaja raportojnë se dyshja aktualisht ndodhet brenda Zyrës Ovale. Biden foli për disa momente përpara takimit të tij në Zyrën Ovale me Zelenskyyn. Presidenti Biden i tha Zelenskyyt se do të ishte një dhuratë e Krishtlindjeve për Vladimir Putinin nëse Kongresi nuk arrin të miratojë ndihmën e re ushtarake për Kievin.

Presidenti Zelensky foli shkurt nga Zyra Ovale, ku falënderoi Amerikën dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e Ukrainës. Ai tha se Ukraina mund të fitojë kundër Rusisë, duke përmendur në mënyrë specifike si u mposhtën forcat ruse në Detin e Zi.

Zelensky theksoi se donte të forconte sistemin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, i cili mbetet kyç për mbrojtjen e popullatës civile të vendit. Më vonë, Biden dhe Zelenskyy do të kenë një komunikim për mediat.

zelenskyy

Sondazh

Poll