Bota

"Rama është sulmuar nga shumë anë "/ Marrëveshja me Shqipërinë, Meloni: Është për të ardhur keq nga komentet

Meloni u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme  ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia.

12 Dhjetor 2023, 20:15 Nga h.k
"Rama është sulmuar nga shumë anë "/
Meloni

ITALI-Kryeministrja Giorgia Meloni ka folur në dhomën e komunikimeve parlamentare në funksion të etapeve që lidhen me objektivat e Këshillit të BE-së. Meloni u shpreh ndër të tjera se zërat kundër marrëveshjes janë të papranueshme ndërsa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse sipas saj këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia. 

Nga ana tjetër për Paktin e Stabilitetit ajo thotë se loja nuk ka përfunduar, ndërsa shprehet e kënaqur me përmbajtjen e draftit të fundit, raportojnë mediat italiane

"Ishim ne ata që nxitëm që në fillim të mandatit tonë që Unioni të pajiset me një politikë serioze dhe të ndërgjegjshme për të luftuar trafikimin e paligjshëm të qenieve njerëzore dhe ajo që fillimisht ishte një pozicion i izoluar sot është një gjë e zakonshme dhe kjo falë Italisë.

Është për të ardhur keq që shumë nga zërat kundërshtues kanë ardhur nga Italia, ku Rama është sulmuar nga shumë anë se ka ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikë nga një dëbim të kryeministrit shqiptar nga PSE. Mesa duket, për disa italianë të majtë të ndihmosh Italinë është një faj”-është shprehur Meloni. 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Giorgia Meloni nënshkruan në 6 Nëntor një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri. 

Sipas dokumentit të publikuar, Shqipëria i jep një territor qeverisë së Italisë për një afat pesëvjeçar, në të cilin do të mbahen deri në tre mijë azilkërkues në pritje të vlerësimit të meritave të kërkesës së tyre për azil. Sipas marrëveshjes, afati i qëndrimit të tyre në Shqipëri “nuk mund të jetë më i gjatë sesa periudha maksimale e lejuar nga legjislacioni përkatës italian.” 

Sipas praktikës së zakonshme aktuale, azilkërkuesit pajisen me një leje qëndrimi të përkohshme ndërsa presin shqyrtimin e aplikimit të tyre por kjo pritet të mos ndodhë kësaj here, pasi azilkërkuesit supozohet se do të mbahen në një kamp të rrethuar në territorin e Republikës së Shqipërisë.

marreveshja e refugjateve georgia meloni

Sondazh

Poll