Bota

Presidenti i Asamblesë së OKB-së: Rezolutë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gazë

Sipas tij, miratimi i rezolutës do të thotë t’i jepet fund gjakderdhjes dhe torturës psikologjike të palestinezëve.

12 Dhjetor 2023, 22:09 Nga A.TH
Presidenti i Asamblesë së OKB-së: Rezolutë për
IDF

IZRAEL-Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Dennis Francis u kërkoi përfaqësuesve të vendeve anëtarë të votojnë në favor të rezolutës së armëpushimit në Rripin e Gazës. Sipas tij, miratimi i rezolutës do të thotë t’i jepet fund gjakderdhjes dhe torturës psikologjike të palestinezëve.

Për sa kohë që kjo dhunë do të vazhdojë, zgjidhja politike do të vazhdojë të vihet në diskutim. Sa më shumë të duhet, aq më i lartë është rreziku që zgjidhja e negociuar mes dy shteteve të bëhet e paarritshme. Fakti i çështjes është, thjesht, dhuna duhet të ndalet.”, tha Francis në fjalimin e mbajtur në fillim të punimeve.

Ai i kërkoi organit botëror të votojë pro rezolutës për hir të njerëzimit. Javën e shkuar, SHBA vuri veton për të rrëzuar një rezolutë, e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës. Rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme, nuk janë detyruese, si në rastin e Këshillit të Sigurisë. Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë në tetor, ku bëri thirrje për një armëpushim humanitar dhe dënoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit në Izrael.

ushtria izraelite

Sondazh

Poll