Bota

Arrestohet ish-Komandat i UÇK-së Haxhi Shala, dërgohet në Hagë i ngarkuar me disa akuza

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, tha pas arrestimit të Shalës se mbrojtja e dëshmitarëve mbetet një prioritet për ZPS-në.

12 Dhjetor 2023, 19:18 Nga h.k
Arrestohet ish-Komandat i UÇK-së Haxhi Shala, dërgohet në
Haxhi Shala

KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, është dërguar në Hagë, ku gjendet selia e Gjykatës Speciale të Kosovës. Në një njoftim të martën pasdite, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) tha se e ka arrestuar dhe e ka dërguar Shalën në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku ai do të dalë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës "pa vonesa të panevojshme".

Shala akuzohet për pengim të drejtësisë, sipas ZPS-së. Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, tha pas arrestimit të Shalës se mbrojtja e dëshmitarëve mbetet një prioritet për ZPS-në.

Është shumë e rëndësishme që të garantohet që qytetarët e Kosovës të flasin për të thënë të vërtetën dhe pa kërcënime për përvojat e tyre, jo vetëm që ky institucion të jetë i aftë të japë drejtësi por edhe për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha West.

Shala u intervistua të hënën në zyrat e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim to Ligjit (EULEX) në Fushë Kosovë, sipas avokatit të tij. Të njëjtën ditë janë zhvilluar bastisjes në shtëpinë e tij në fshatin Banjë të Malishevës.

haxhi shala

Sondazh

Poll