Bota

Sistemi shëndetësor në kolaps/ Shpërthejnë sëmundjet infektive në Gazë

Shqetësuesë për Organizatën është përhapja e sëmundjeve që mund të vrasin më shumë se bombardimet.

12 Dhjetor 2023, 21:28 Nga A.TH

Sistemi shëndetësor në kolaps/ Shpërthejnë

Diarre me gjak, verdhëz, hepatit akut dhe infeksione respiratore, janë disa prej sëmundje që janë përhapur në Rripin e Gazës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se sistemi shëndetësor është në kolaps. Shqetësuesë për Organizatën është përhapja e sëmundjeve që mund të vrasin më shumë se bombardimet.

Në Gaza, sëmundjet mund të jetë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore”, tha OBSH.

Pjesa më e madhe e Rripit të Gazës ka mbetur pa ushqim, ujë të pijshëm, energji elektrike dhe furnizime mjekësore, ndërsa qindra mijëra palestinezë që janë zhvendosur, grumbullohen në hapësira të vogla për t'u strehuar.

Shefi i OBSH-së theksoi se kishte sinjale shqetësuese të sëmundjeve epidemike, ku përfshihet diarreja e përgjakshme, verdhëza, sëmundje diarreike dhe infeksione të frymëmarrjes. Sëmundje të tjera të raportuara në Gazë janë: fruthi, meningjiti, lija e dhenve dhe hepatiti akut viral, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gazë./Dosja.al

gaze semundje

Sondazh

Poll