Aktualitet

Shoferi përplaset një masë metalike, 57-vjeçari në Elbasan përfundon në spital

12 Dhjetor 2023, 21:37 Nga h.k
Shoferi përplaset një masë metalike, 57-vjeçari në
Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor "Elbasan-Rrogozhinë", ku një automjet është përplasur me një masë metalike në rrugë. Shoferi S.S 57-vjeç banues në Elbasan ka përfunduar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. 

NJOFTIMI I POLICISË

Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor "Elbasan-Rrogozhinë", në fshatin Karinë, automjeti me drejtues shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja është dëmtuar 57-vjeçari dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll