Aktualitet

Abuzimi me koncesionin e sterilizimit/ Pas 9 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj del nga SPAK: Të kryhen vepra të tjera hetimore

Ish-ministri i shëndetësisë është marrë në pyetje si person nën hetim.

12 Dhjetor 2023, 18:41 Nga A.B
Abuzimi me koncesionin e sterilizimit/ Pas 9 orësh, ish-ministri Ilir Beqaj
Ilir Beqaj

TIRANË- Pas më shumë se 9 orësh, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK. 

Për mediat ai u shpreh: 

Që nga data 20 nëntor unë jam person nën hetim për çështjen e njohur tashmë të sterilizimit dhe e kam deklaruar edhe më parë që jam në dispozicion të drejtësisë.

Jam përgjigjur pyetjeve me interes nga hetuesit kryesisht për ato gjëra që jam pyetur edhe më parë në korrik të 2022. Sot bashkë me avokatin tim, sugjeruam dhe kështu gjykoj në këndvështrimin tim, të bëhet një zgjerim në hetime. Në dosje ka disa referenca të KLSH, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam pyetur ndonjëherë nga audituesit.

Ish-ministri i shëndetësisë është marrë në pyetje si person nën hetim. Beqaj ka hyrë rreth orës 09:00 në ambientet e SPAK dhe doli nga ky institucion rreth orës 18:30. Teksa ka hyrë në ambientet e SPAK për të dhenë sqarime në lidhje me tenderin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ai ka parkuar gabim jashtë ambienteve automjetin e tij luksoz, duke marrë më pas gjobë./Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll