Aktualitet

LETRA/ Burgu i Peqinit drejt grevës së urisë, të burgosurit shpalosin kërkesat

Të burgosurit shprehen se dhe sipas praktikës së BE-së, ata të dënuar me burgim të përjestshëm që kanë kryer 20 vite burg, të kenë të drejtën për tu liruar. 

12 Dhjetor 2023, 20:18 Nga h.k
LETRA/ Burgu i Peqinit drejt grevës së urisë, të burgosurit
Burgu i Peqinit

PEQIN-Në Burgun e Peqinit të dënuarit janë duke u përgatitur për grevë urie, sipas praktikës së grevës së urisë të orientuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Drejtuesit kanë refuzuar kërkesën e tyre për grevë dhe kanë shpalosur disa pika që i çojnë drejt vendimit ekstrem, raporton Ora News. 

Në kërkesat e zbardhura kërkohet që ajo pjesë e të denuarve që kanë shlyer 3/5 e dënimit të kenë të drejtën e lirimit me kusht kurse ata që kanë kryer 1/3 e dënimit të marrin leje shpërblyese.

Të burgosurit shprehen se dhe sipas praktikës së BE-së, ata të dënuar me burgim të përjestshëm që kanë kryer 20 vite burg, të kenë të drejtën për tu liruar. 

Në letrën e dërguar, të dënuarit shprehen se pavarësisht fajeve që kanë bërë, qëllimi është rehabilitimi dhe integrimi në shoqëri dhe jo ajo që po ndodh që sipas tyre është “ndëshkim fizik dhe psikologjik” duke u trajtuar jo si çdo i dënuar ne vendet e zhvilluara.

LETRA/ Burgu i Peqinit drejt grevës së urisë, të burgosurit
Letra e të burgosurve

burgu i peqinit

Sondazh

Poll