Aktualitet

Granit Gjana në akuzë për abuzim me tenderin e naftës, prezantohet Prefekti i ri i Kukësit

Gjatë ceremonisë Greca u shpreh se do të jetë në vëmendje të kërkesave të banorëve të Kukësit dhe se do të bëj më të mirë për qytetin. 

12 Dhjetor 2023, 16:31 Nga h.k
Granit Gjana në akuzë për abuzim me tenderin e naftës,
Foto nga prezantimi

KUKËS- Ditën e sotme është prezantuar në Kukës, prefekti i ri i qarkut pas pezullimit nga detyra me kërkesë të GJKKO, të Granit Gjanës.

Titullari i ri do të jetë radiologu Agron Geca, i cili është prezantuar nga zv/Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko. Gjatë ceremonisë Greca u shpreh se do të jetë në vëmendje të kërkesave të banorëve të Kukësit dhe se do të bëj më të mirë për qytetin. 

Emërimi i Gecës, vjen pas akuzuave të SPAK për abuzim me tenderin e naftës të ish-prefektit Granit Gjana, kur mbante dëtyrën e nën/Kryetarit të Bashkisë së Kukësit.

Kujtojmë se brenda këtij viti në detyrën e prefektit janë emëruar 3 titullarë, Albert Halilaj, Granit Gjana dhe Agron Geca që ka marrë postin së fundmi./Dosja.al

prefekti i kukesit agron geca granit gjana

Sondazh

Poll