Aktualitet

VIDEO/ Teknologjia e fundit e mbrojtjes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë pajisen me dronët Bayraktar

Përfshirja e tyre përbën një standard të veçantë në funksion të sigurisë dhe përputhet me detyrimet ndaj Aleancës. 

12 Dhjetor 2023, 15:57 Nga h.k
VIDEO/ Teknologjia e fundit e mbrojtjes, Forcat e Armatosura të
Dronët Bayraktar

TIRANË- Teknologjia e fundit ushtarake do të implementohet dhe në Forcat e Armatosura Shqiptare, veçanërisht me pajisjen e dronëve "Bayraktar". Dronët do të vijnë shumë shpejt në Shqipëri dhe do të përdoren për misone ushtarake, policore dhe civile. Përfshirja e tyre përbën një standard të veçantë në funksion të sigurisë dhe përputhet me detyrimet ndaj Aleancës. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook. 

POSTIMI:

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s. Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë."

dronet bayractar

Sondazh

Poll