Bota

Në Kinë pritet një valë e fortë e ftohtë/ Temperatura do të bjerë deri në -18 në Pekin

Pekini pritet të goditet nga temperatura deri në -18 gradë Celsius këtë fundjavë krahasuar me -8 mesatarisht në mes të dhjetorit.

12 Dhjetor 2023, 18:27 Nga h.k
Në Kinë pritet një valë e fortë e ftohtë/
Foto ilustruese

KINË-Autoritetet kineze lëshuan një paralajmërim sot për reshje të dendura bore, stuhi dhe temperatura të ftohta këtë javë në pjesën më të madhe të vendit në një nga periudhat më të ftohta të dhjetorit të Kinës në dekada.

Pekini pritet të goditet nga temperatura deri në -18 gradë Celsius këtë fundjavë krahasuar me -8 mesatarisht në mes të dhjetorit.

Në pjesë të Kinës veriore, veriperëndimore dhe jugore, si dhe pjesë të rajonit të Mongolisë së Brendshme, provincës Guizhou dhe madje edhe zona në jug të lumit Yangtze, merkuri mund të bjerë me më shumë se 14 gradë Celsius, paralajmëroi Qendra Kombëtare Meteorologjike.

Ekspertët u bëjnë thirrje pushteteve vendore që të marrin masa parandaluese përballë ngricave, ndërsa rekomandojnë qytetarët të qëndrojnë ngrohtë, duke u kërkuar autoriteteve që të marrin masa për mbrojtjen e të mbjellave dhe prodhimeve ujore. Shumë lumenj në Heilongjiang, një provincë e gjerë në Kinën verilindore që kufizohet me Rusinë, tashmë janë ngrirë.

Gjithashtu sot, Administrata Meteorologjike e Kinës aktivizoi Planin e Emergjencave të Nivelit 2, niveli i dytë më i lartë i masave emergjente, për valën e ftohtë dhe stuhitë, thuhet në media

Në Pekin, më shumë se 6,000 njerëz janë në gatishmëri në rast se duhet të nxitojnë për operacionet e shpëtimit në rrugët arteriale. Kryeqyteti kinez regjistroi për herë të fundit temperatura kaq të ulëta më 7 janar 2021, kur merkuri ra në -19.6 gradë Celsius. Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Pekin ishte -27.4 gradë Celsius dhe u regjistrua më 22 shkurt 1966.

temperaturat e ulta ne kine

Sondazh

Poll