Bota

"Greqia të mënjanohet nga acarimi"/ Zëdhënësi i BE-së: Çështja me Shqipërinë zgjidhet nëpërmjet ligjit

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar se kjo çështje zgjidhet nëpërmjet sundimit të ligjit në një intervistë për Open Tv Neës Greece.

12 Dhjetor 2023, 17:47 Nga h.k
"Greqia të mënjanohet nga acarimi"/ Zëdhënësi
Peter Stano

BRUKSEL- Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Europian ka dhënë përgjigjen ditën e sotme për mediat greke lidhur me kushtin e Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri. Stano ka thënë se Greqia duhet të mënjanohet nga mesazhet kërcënuese dhe nga acarimi i raporteve mes palëve.

Zëdhënësi i BE-së ka theksuar se kjo çështje zgjidhet nëpërmjet sundimit të ligjit në një intervistë për Open Tv News Greece. Sipas Stano, çështja duhet të ketë një përfitim reciprok për të ruajtur raportet bilaterale. 

"Ne nuk hyjmë në mosmarrëveshje dypalëshe pasi kemi besim tek aftësia e aktorëve, sidomos nëse aktorët janë shtetet anëtare të BE-së dhe shtetet që do të jenë pjesë e saj, për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë që të ketë përfitim reciprok, duke zbatuar parimet dhe rregullat. Në këtë rast zbatohet sundimi i ligjit, ligji duhet të respektohet dhe nëse ka dyshime, shtetet anëtare të BE-së dhe gjithashtu shtete si Shqipëria i zotërojnë instrumentet dhe mjetet për t’i dhënë zgjidhje problemeve ose mosmarrëveshjeve të tilla, në mënyrë që të mos krijojnë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe dhe të mos i ngrenë çështjet bilaterale në nivel unioni, si për shembull në procesin e anëtarësimit", tha Stano. 

ceshtja beleri peter stano

Sondazh

Poll