Bota

Incidenti në paradën e presidentit argjentinas/ Milei për pak sa nuk goditet me shishe në kokë, lëndohet një oficer (VIDEO)

Videoja tregon udhëheqësin argjentinas të ulur në një kabriolet pranë motrës së tij Karina Milei dhe agjentëve të policisë federale, duke ecur pranë tij në rrugën për në vilën presidenciale Casa Rosada.

12 Dhjetor 2023, 17:10 Nga r.ll
Incidenti në paradën e presidentit argjentinas/ Milei për pak sa
javier milei

ARGJENTINË- Presidenti argjentinas Javier Milei për pak sa nuk u godit nga një shishe në paradë, pak çaste pasi u betua si kreu i ri i shtetit.

Videoja tregon udhëheqësin argjentinas të ulur në një kabriolet pranë motrës së tij Karina Milei dhe agjentëve të policisë federale, duke ecur pranë tij në rrugën për në vilën presidenciale Casa Rosada.

Në një moment, një shishe kalon mbi kokën e Mileit dhe godet një oficer policie në qafë. Sipas mediave argjentinase, polici ka marrë ndihmë mjekësore në vilën presidenciale.

Pas ngjarjes, policia arrestoi Gaston MercanziniN, 51- vjeç, i cili së fundmi ishte liruar nga burgu. Të dhënat kriminale të Mercanzinit tregojnë se ai u arrestua më 5 korrik, për një akuzë për sulm të rëndë dhe u lirua nga paraburgimi disa javë më parë.

I dyshuari ka punuar si sekretar i kulturës në Concepcion de Uruguay, por u hoq nga posti i tij në vitin 2013. Mercanzini ishte një ndjekës i lëvizjes peroniste me prirje të majtë, bazuar në idetë e ish-presidentit Juan Peron.

javier milei argjentinë

Sondazh

Poll