Bota

Çifti kishin vetëm një javë martesë, 46-vjeçari në SHBA vret ish-gruan dhe bashkëshortin e saj

Vajza e Josafatit kishte telefonuar 911 të shtunën në mëngjes dhe kishte raportuar se pa babain e saj të qëllonte të porsamartuarit.

12 Dhjetor 2023, 16:32 Nga r.ll
Çifti kishin vetëm një javë martesë,
foto nga vendngjarja

SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një çift nga Florida, i cili u martua vetëm javën e kaluar u vranë gjatë fundjavës nga ish- burri i gruas. 

Oficerët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Palm Beach iu përgjigjën një thirrje të shtënash të shtunën në mëngjes në West Palm Beach, ku gjetën një burrë dhe një grua të vdekur me plagë me armë zjarri në një banesë.

Të hënën, zyra e sherifit tha se 46-vjeçari Sony Josaphat, i cili më parë jetonte në shtëpi, ishte arrestuar për dy akuza për vrasje të shkallës së parë. Në paraqitjen e tij të parë në gjykatë të dielën, ai u urdhërua të mbahej pa afat dhe iu caktua nga avokat mbrojtës publik. 

Vajza e Josafatit kishte telefonuar 911 të shtunën në mëngjes dhe kishte raportuar se pa babain e saj të qëllonte të porsamartuarit, shkruajnë mediat e huaja. Kur oficerët mbërritën, ata gjetën vajzën dhe vëllain e saj në shtëpi dhe viktimat të shtrirë në trotuar jashtë derës së përparme.

Josaphat nuk kishte jetuar në atë rezidencë ku ndodhën të shtënat për më shumë se një vit, por ai shfaqej rastësisht herë pas here dhe kishte një histori të të qenit "kontrollues". Raportohet se ditën e të shtënave, Josaphat u pa duke ecur nëpër oborrin e shtëpisë para se t'u afrohej viktimave dhe të hapte zjarr.

Në një intervistë, Josaphat i tha një efektivi se u pushtua nga "zemërimi" kur pa një kamerë vëzhgimi duke u instaluar pranë derës së përparme të shtëpisë ku ndodhën të shtënat, thuhet në deklaratë.

Pas vrasjes së çiftit Josaphat shkoi me makinë në selinë e Zyrës së Sherifit të Palm Beach, hyri në gjykatën e qendrës kryesore të paraburgimit dhe u dorëzua, duke deklaruar se sapo kishte vrarë dy persona.

 

sony josaphat vrasje ne shba

Sondazh

Poll