Bota

Bëhet virale fotoja e familjes mbretërore/ Ku shkoi gishti i Princit Louis?

Të gjithë kanë shtruar pyetjen se çfarë ka ndodhur me gishtin e këmbës së Princit Louis, ndërsa disa kanë vënë re, se mungon këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton.

12 Dhjetor 2023, 16:16 Nga h.k
Bëhet virale fotoja e familjes mbretërore/ Ku shkoi gishti i Princit
Kartolina e familjes mbretërore

BRITANI-Princi William dhe Kate Middleton kanë publikuar kartolinën së tyre familjare të Krishtlindjeve, një traditë e njohur nga familja mbretërore angleze. Çifti zgjodhi një foto bardhezi bashkë me fëmijët e tyre, si një mesazh gëzimi për festat.

Ajo që bie në sy është se figura e Princit Louis është prekur nga Photoshop-it. Të gjithë kanë shtruar pyetjen se çfarë ka ndodhur me gishtin e këmbës së Princit Louis, ndërsa disa kanë vënë re, se mungon këmba e majtë e Princit William dhe njëra nga këmbët e Kate Middleton.

"Gishti i princit Louis mungon, gjithashtu ata i kanë fotoshopuar këmbën e dikujt tjetër në të tijën."- shkroi një përdorues në Tëitter.

"Princit Louis i mungon gishti i mesëm dhe këmbët e tij duken të çuditshme," vërejti një tjetër.

“Edhe pse është një foto e bukur familjare, sapo e pashë, vura re dorën e Princit Louis. Atij i mungon një gisht”, vuri në dukje një përdorues tjetër i rrjetit.

Një burim mbretëror i tha mediave se nuk ishte fotoshopuar. “Duket sikur Princi Louis sapo fshehu gishtin. Ai definitivisht nuk ka humbur asnjë gisht, mos u shqetësoni për këtë”,-tha ai.

“Kartolina jonë familjare e Krishtlindjeve për 2023”- ishte mesazhi që shoqëroi foton së bashku me një zemër të kuqe dhe një emoji të pemës së Krishtlindjes.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Prince and Princess of ëales (@princeandprincessofëales)

familja mbreterore angleze

Sondazh

Poll