Bota

Gjakovë/ Shoqëria civile në protestë, kundërshtojnë ndërtimet rreth kullës së Sylejman Vokshit

4 Mars 2019, 12:40 Nga DOSJA
Gjakovë/ Shoqëria civile në protestë,

GJAKOVË– Ditën e sotme në Gjakovë është zhvilluar një protestë, për shkak të ndërhyrjes që planifikohet të bëhet pranë kullës së Sylejman Vokshit. Me moton “Mos e prek kullën”, shoqëria civile bën thirrje që të mos ketë ndërtesa shumëkatëshe në afërsi të Kullës, e cila përbën një pasuri historike dhe muze për zonën.

Komuna e Gjakovës ka njoftuar qytetarët se zhurma e re rreth kullës së Sulejman Vokshit, është mashtrim. Në fakt mashtrimi ka filluar në vitin 2015, për interesa private është marrë vendim për shpronësim të parcelave jo të domosdoshme në lokacionin qendër.

Komuna është vënë në pozitë që të paguajë shuma tejet të mëdha të parasë publike. Për të krijuar kushte për përfitim privat të familjarëve të ish kryetares. Komuna e Gjakovës iu garanton se kulla e dhe trualli do të shpronësohet dhe do të restaurohet. Vendimi i Komunës i majit 2017 iu jep të drejtë ndërtimi: Antiogona, Nexhmedin, Sefedin, Adem dhe Servete Kusari, dhe iu mohon të drejtën familjeve Xharra dhe Krusha.

Leja e ndërtimit për të parët është dhënë më afër kullës sesa e parashikon ligji,propozimi i tanishëm është ky: Kulla dhe trualli i kullës nuk preken, kulla konservohet dhe restaurohet, me ç’rast komuna i kursen 700 deri në 1 mln euro. Pas shpronësimit të dy parcelave, sipërfaqe e shfrytëzueshme për kullën, do të jetë 80 përqind e pronës publike përreth.

Në vitin 2017 kuvendi komunal në mbledhjen e datës 28 korrik, de facto ka konfirmuar se objektet 1, 2,3,4 do të ndërtohen, ndërsa objekti 5 jo. Sipas pjesës grafike të planit ekzistues urban, duket se objektet tani të parashikuar për ndërtim, janë shumë afër kullës se objekti 5.

Sipas kësaj grafike, shihet se objekti nr.4 që është në truallin e familjes Kusari, është i vetmi që përfiton nga ky shpronësim. Kulla e Sylejman Vokshit me 1211 metra katrorë, do të shndërrohet në muze unik. Askush në qeverisjen Gjini nuk ka asnjë interes privat të asnjë lloji, siç ka patur ish-kryetarja Kusari Lila. Qendra e qytetit nuk cënohet, i vetmi “mëkat” është se pengohet pamja e objektit nr.4 që është pronë e familjes së ish kryetares. Për ç’arsye është bërë në fakt dhe shpronësimi.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjakove kulla e sylejman vokshit protestë gjakove kulla e sylejman vokshit protestë

Sondazh

Poll