Aktualitet

EMRI/ I vihet zjarri vilës në Berat, zjarrfikësit shpëtojnë të moshuarin nga flakët

Zjarrfikësit kanë arritur që të shkojnë dhe të bëjnë të mundur të nxjerrin të moshuarin Shain Qato nga banesa.

12 Dhjetor 2023, 07:37 Nga I.A
EMRI/ I vihet zjarri vilës në Berat, zjarrfikësit
Foto Ilustruese

BERAT- Një vile i është vënë flaka gjatë natës në Berat. Mësohet se në lagjen ish-Pjeshkorja në Berat, një vilë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Në vilë në ato momente ndodhej vetëm një i moshuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shkojnë dhe të bëjnë të mundur të nxjerrin të moshuarin Shain Qato nga banesa. Më pas kanë vënë në kontroll zjarrin.  Për shuarjen e zjarrit  u ndërhy edhe me 2 mjete të tjera zjarrfikëse. Pas disa minutash  u bë e mundur vënia nën kontroll dhe fikja plotësisht e zjarrit.

Pas shuarjes së flakëve, policia po punon për gjetjen e shkakut për zjarrin si dhe autorët e zjarrvënies. 

shain qato zjarr ne berat

Sondazh

Poll