Bota

Sulm në stacionin policor të Pakistanit, të paktën 22 persona mbeten të vdekur dhe 32 të plagosur

Numri i të vdekurve nga sulmi ka të ngjarë të rritet pasi disa nga oficerët e plagosur janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.

12 Dhjetor 2023, 10:31 Nga r.ll
Sulm në stacionin policor të Pakistanit, të paktën 22
pamje nga vendngjarja

PAKISTAN- Një sulmues shpërtheu bashkë me veten brenda, makinën e tij të mbushur me eksploziv në portën kryesore të një stacioni policor në veriperëndim të Pakistanit mëngjesin e sotëm, duke vrarë të paktën 22 forca sigurie dhe duke plagosur 32 të tjerë.

Numri i të vdekurve nga sulmi ka të ngjarë të rritet pasi disa nga oficerët e plagosur janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.

Sulmi ndodhi në Dera Ismail Khan, një qytet në provincën Khyber Pakhtunkhwa në kufi me Afganistanin, shkruajnë mediat e huaja. Provinca është një ish bastion i grupit militant taliban pakistanez, i njohur gjithashtu si Tehreek-e-Taliban Pakistan, ose TTP.

Grupi militant i sapoformuar Tehreek-e-Jihad Pakistan, ose TJP, që besohet të jetë një degë e TTP, mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë, duke thënë se ai kishte në shënjestër oficerët që ishin në stacionin e policisë.

Ministri i Brendshëm në detyrë i Pakistanit, Sarfraz Bugti, dënoi sulmin në një deklaratë dhe përcolli ngushëllimet e tij për ata që mbetën viktima. Ai nuk mundi të konfirmonte menjëherë numrin e oficerëve të vrarë në sulm, të cilin ai e quajti një akt terrorizmi.

Talebanët pakistanezë kanë shtuar sulmet ndaj forcave të sigurisë që nga viti 2022. Autoritetet thonë se kryengritësit janë trimëruar ndërsa jetojnë hapur në Afganistan që nga pushtimi i këtij vendi nga talibanët në vitin 2021.TTP, edhe pse një grup i veçantë, është aleat i ngushtë me talebanët afganë. Dera Ismail Khan është afër Vaziristanit Jugor, një ish-strehë për militantët.

Ushtria e Pakistanit kreu operacione të shumta kundër militantëve atje pasi disa sulmuan një shkollë të drejtuar nga ushtria, duke vrarë më shumë se 150 njerëz, kryesisht nxënës, në vitin 2014.

sulm ne pakistan

Sondazh

Poll