Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

12 Dhjetor 2023, 07:18 Nga I.A
Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për sot
Vransira

TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 14°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 14 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 8 ballë./Dosja.al

moti sot

Sondazh

Poll