Bota

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë luftën në Gaza pas rezolutës së dështuar të armëpushimit

Sipas burimeve diplomatike, Asambleja e Përgjithshme, rezolutat e së cilës nuk janë detyruese, mund të votojë një tekst për një rezolutë për armëpushim në takim. 

12 Dhjetor 2023, 08:38 Nga a.l
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të diskutojë
Gaza

GAZA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillojë sot një takim për të diskutuar mbi situatën në Gaza, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton javën e kaluar ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit për një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin, shkruajnë mediat e huaja. 

"Një takim i posaçëm i Asamblesë së Përgjithshme është thirrur për pasditen e sotme nga përfaqësuesit për Egjiptin dhe Mauritaninë në kapacitetet e tyre përkatëse si kryesues i Grupit Arab dhe Kryetar i Organizatës për Bashkëpunim Islamik”, tha një zëdhënës i presidentit të Asamblesë.

Sipas burimeve diplomatike, Asambleja e Përgjithshme, rezolutat e së cilës nuk janë detyruese, mund të votojë një tekst për një rezolutë për armëpushim në takim. 

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll