Aktualitet

Ndalohet me ligj/ "Trendi" i fundit i tullumbaceve me gaz, miratohet projektligji për kalim në Kuvend

Ky projektligj i miratuar përfshin dhe ndalimin e trendit të fundit të tullumbaceve me gaz i cili do të sanksionohet. 

11 Dhjetor 2023, 20:00 Nga h.k
Ndalohet me ligj/ "Trendi" i fundit i tullumbaceve me gaz, miratohet
Trendi i tullumbaceve

TIRANË-Ditën e sotme në Komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është miratuar shtesa e barnave me lëndë psikotrope apo bazë kanabisi për arsye mjekësore dhe ndalimi i lëndëve narkotike që ndalohen në vendin tonë. Ky projektligj i miratuar përfshin dhe ndalimin e trendit të fundit të tullumbaceve me gaz i cili do të sanksionohet. 

Lëndët narkotike dhe psikotrope apo drogat e ndryshme sintetike që përdoren nga të rinjtë nëpër festa apo bare e restorante  shkaktojnë  probleme të mëdha neurologjike tek të rinjtë si dhe i fut ata drejt rrugës së përdorimit. Këto kufizime pritet të miratohen edhe në parlament dhe autoritetet besojnë se do të frenojnë jo vetëm shitjen e tyre por edhe përdorimin nga të rinjtë”, tha Klodiana Spahiu.

 

 

 

trendi i tullumbaceve

Sondazh

Poll