Aktualitet

Makina në Lushnje përplas për vdekje një person

Ka ndërruar jetë një person që është përplasur nga një makinë tip "Volkswagen", ndërsa në polici është shoqëruar shoferi i mjetit.

11 Dhjetor 2023, 18:31 Nga h.k

Makina në Lushnje përplas për vdekje një person
Foto ilustruese

LUSHNJE-Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Golem të Lushnjës. Ka ndërruar jetë një person që është përplasur nga një makinë tip "Volkswagen", ndërsa në polici është shoqëruar shoferi i mjetit. Policia po punon për hetimin e ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Golem, Lushnjë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. V., 64 vjeç, banues në Pojan, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll