Aktualitet

Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm Fatmir Hoxhën, i akuzuar për vrasjen e Ahmet Toskës

Fatmir Hoxha ëshë liruar sot nga ambientet e burgut të Fierit pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 

11 Dhjetor 2023, 18:49 Nga h.k
Gjykata e Fierit ka shpallur të pafajshëm Fatmir Hoxhën, i
Foto ilustruese

FIER- Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, ndërsa Hoxha ka insistuar vazhdimisht në pafajësinë e tij duke u shprehur se është ngritur nga gjumi në orën 08.00, ndërkohë që vrasja ka ndodhur në orën 06.00.

Nuk ka prova që e kam kryer unë vrasjen”- ka thënë ai në gjykatë.

Fatmir Hoxha ëshë liruar sot nga ambientet e burgut të Fierit pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. 

Ai ishte i akuzuar për ekzekutimin e Ahmet Toskes në vitin 2020 ku që pas arrestimit dhe masës së arrestit me burg nuk ka pranuar autorësinë e kësaj vrasje. Fatmir Hoxha është arrestuar në datën 14 nëntor në aeroportin e Rinasit, ku sipas pretendimeve të avokates, po kthehej për të sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij.

Ahmet Toska u ekzekutua 26 tetor në orën 06:00 të mëngjesit teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë. Një person i maskuar i afrua dhe qëlloi me një plumb në kokë.

 

vrasja e ahmet toskes

Sondazh

Poll