BIRN: Si u transferuan jashtë vendit miliardat e “inceneratorit” të Tiranës
Inceneratori i Tiranes TIRANË-Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmje...
Manja paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.
TIRANË- I dënuari për 6 vepra penale, Albert Kupa (alias Ilir Kupa) do të transferohet në regjimin e posaçëm në regjimin e posaçëm (41/b). Transferimi i Kupës i cili po vuan dënimin në burgun e Peqinit u bë me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës.
Manja paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.
“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, ka deklaruar Manja.
Ilir Kupa njihet edhe si drejtues i “bandës së babagjyshëve”, i cili në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të bandës, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.
Ilir Kupa u dënua me 25 vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në maj të vitit 2016, dënim që u zbut në 16 vjet e 8 muaj në Apel. Vendimi i Apelit u prish nga Gjykata e Lartë në nëntor 2022 dhe në fuqi u la dënimi me 25 vite.
Për dosjen greke, Ilir Kupa u fajësua për 6 vepra penale, mes të cilave “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me dashje ndaj funksionarit publik”, mbetur në tentativë, në dëm të dy gardianëve të burgut grek. Nga burgu i Trikallës, Kupa u arratis me 10 shqiptarë të tjerë të dënuar, mes të cilëve Admir Muratajn e Klement Cala, të përfshirë në vitin 2019 në grabitjen e miliona eurove në Rinas, ku Murataj mbeti i vrarë. Ndërsa në çështjen penale, ku ishte pjesë e “bandës së babagjyshave”, të akuzuar për 13 episode grabitjes me armë, Kupa mori një dënim me 35 vite burg.
Inceneratori i Tiranes TIRANË-Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmje...
ola xama TIRANË- Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës. Nga Ola Xama. -  ...
foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, 29-vjeçari Ledio Hy...
alqi bllako dhe lefter koka TIRANË- Në seancën që po mbahet në GJKKO, Të gjithë të akuzuarit për çë...
GJKKO TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po zhvillohet seanca për të akuzuarit për aferën e inceneratorit të Tiranë...
Raimond Cimbi TIRANË- Ish-drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë në kohë...
Protestuesit TIRANË- Ditën e sotme, disa protestues janë mbledhur para Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organ...
petrit fusha DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha i he...
henrik hoxhaj TIRANË- Sot po zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar p&eum...
pamje nga aksidenti DURRËS- Një tjetër aksident është shënuar për ditën e sotme, kësaj here në autostrad&...