Aktualitet

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për personat nën hetim, njëri në arrest shtëpie

Të gjithë të akuzuarit për këtë çështje në seancën e sotme në GJKKO kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.

11 Dhjetor 2023, 16:20 Nga r.ll
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”. 

GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq, të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Të gjithë të akuzuarit për këtë çështje në seancën e sotme në GJKKO kanë mohuar akuzat e ngritura nga SPAK. Shumica prej tyre kanë folur vetë në seancë duke pretenduar se kanë kryer vetëm detyrën dhe kanë zbatuar ligjin.

Kujtojmë se SPAK lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

spak inceneratorët

Sondazh

Poll