Aktualitet

I dënuar me 4.8 vite burg për plagosjen e një personi, ekstradohet nga Britania 29-vjeçari (EMRI)

Në vitin 2018, 29-vjeçari, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një person.

11 Dhjetor 2023, 15:36 Nga r.ll
I dënuar me 4.8 vite burg për plagosjen e një personi,
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, 29-vjeçari Ledio Hysa i cili është dënuar për plagosjen e një personi me armë. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar Hysën me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Në vitin 2018, 29-vjeçari, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë një person.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, Britani e Madhe, është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç.

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.

ledio hysa

Sondazh

Poll